Presidenti i RTQV prononcohet në lidhje me negociatat e Qipros

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akënxhë (Mustava Akıncı) deklaroi se dëshirojnë të arrijnë në një rezultat të pranueshëm për të dyja palët në problemin e Qipros.

Presidenti i RTQV prononcohet në lidhje me negociatat e Qipros

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akënxhë (Mustava Akıncı) deklaroi se dëshirojnë të arrijnë në një rezultat të pranueshëm për të dyja palët në problemin e Qipros.

Presidenti Akënxhë pas përfundimit të kontakteve të tij në Stamboll u kthye në Qipro.

Në deklaratën e bërë në aeroportin “Ercan” të Qipros, Presidenti Akënxhë i bëri një vlerësim vizitës së tij.

Duke e bërë të ditur se në Stamboll janë takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) me të cilin biseduan në lidhje me fazën në të cilën ndodhet çështja e Qipros, Akënxhë tha se mbështetja e Turqisë e dhënë për “objektivin e zgjidhjes së problemit të Qipros në vitin 2016” është në nivel të lartë.

Presidenti Akënxhë tha se gjatë procesit të negociatave para tyre ndodhen edhe 6 mbledhje të rëndësishme, ndërsa shtoi se “Në këto mbledhje do të bisedohet në lidhje me temat e ekonomisë, Bashkimin Evropian, administrimin dhe ndarjen e pushtetit si dhe tema e pronësisë për të cilat dëshirojmë ti mbyllin dallimet mes nesh. Duam ti qartësojmë çështjet e paqartësuara. Duhet të zbardhen edhe ato çështje të cilat janë të pazbardhura”.

Duke e bërë të ditur se kanë filluar me shkëmbimin e ideve mbi çështjen e territoreve dhe të garancive, Akënxhë tha se dëshirojnë që të arrihet në një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët.

“Qëllimi ynë është që popujve tanë ti paraqesim një kornizë për të cilat do të votonin pro në referendum”, ka thënë Akënxhë.

Ai preku edhe në çështjen e negociatave për garancinë, ndërsa shtoi se “Ne turqit e Qipros, si një komunitet me numër më të vogël në ishull, kemi jetuar vështirësi të mëdha në të kaluarën. Në këtë kontekst është e natyrshme që populli turk të kërkoj garanci, ndërsa këtë siguri e gjen tek garancia e Turqisë. Kjo duhet të kuptohet nga të gjitha palët”.

Akënxhë tha se pala greke në këtë çështje shikon vetëm nga perspektiva e saj dhe thotë se “është e papranueshme”, ndërsa bëri të ditur se me një botëkuptim të tillë nuk do të arrihet askund.

Presidenti theksoi se këto 6 mbledhje do të mbahen mes datave 29 gusht-14 shtator dhe vijoi duke thënë se “Qëllimi është që gjatë këtyre mbledhjeve të përmbyllen 4 tema dhe nëse është e mundur të mbyllen të gjitha ndasitë në lidhje me këto ose të ulen në dallime minimale të mundshme”.

“Në qoftë se pala greke nuk insiston në të pamundurën atëherë do të jetë e mundur që të nxjerrim në pah një kornizë të arsyeshme”, ka thënë Akënxhë ndërsa shtoi se synojnë që pas takimeve më 14 shtator të bëjnë një deklaratë të përbashkët me liderin greko-qipriot.

Ai tha se interesimi i Turqisë për turin e dytë të negociatave është shtuar edhe më shumë dhe tha se “Tani kemi hyrë në kthesën e fundit. Në qoftë se gjatë këtij viti nuk i përfundojmë këto negociata në një kuadër federal, atëherë gjeneratat e reja pas nesh do të provojnë metoda tjera”.



Lajme të ngjashme