Një "fëmijë britanik" shihet në videon e ekzekutimeve të DAESH-it

Një video e re propagandistike e publikuar nga DAESH-i përshkruan pesë fëmijë, një nga ata mesa duket është britanik, duke ekzekutuar të burgosur kurdë.

Fëmijët, të cilit janë të veshur me kamuflime ushtarake dhe duken se nuk janë më të mëdhenj se 13 vjeç, tregohen duke mbajtur armët në ajër dhe duke bërtitur në gjuhën arabe.

Të pestë janë identifikuar si britanik, egjiptian, kurd, tunizian dhe uzbek. Në videon, e cila u lëshua të premten, secili shihet duke bërë një deklaratë të shkurtër në arabisht para ekzekutimit të të burgosurit para tyre.

Të gjithë të burgosurit, të cilët janë të veshur në uniformë të portokalltë, janë identifikuar si kurdë. ***Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë së madhe nuk ka verifikuar identitetin e fëmijës britanik, i cili përshkruhet si i bardhë me sy të kaltër, raportoi BBC.

Fjalët Kyçe: fëmijë , britanik , ekzekutim , kurd , DAESH

Lajme të ngjashme