Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Itali - Numri i viktimave të tërmetit doli në 290

Rritet në 290 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi pjesën qendrore të Italisë.

Itali - Numri i viktimave të tërmetit doli në 290

Rritet në 290 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi pjesën qendrore të Italisë.

Dje u mbajt ceremonia mortore për 35 personat nga të cilët 2 prej tyre fëmijë që u nxorën nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti me magnitudë prej 6 ballë që ditën e martë u regjistrua në Accumoli, 140 km në lindje të kryeqytetit Romë.

Në ceremoninë e mbajtur në rajonin e tërmetit në Ascoli Piceno morën pjesë Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, Kryetari i Senatit Pietro Grasso, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Laura Boldrini dhe Kryeministri Matteo Renzi.

Presidenti Mattarella, ka theksuar se do të vazhdojnë mbështetjen dhe nuk do të lënë të vetëm të dëmtuarit nga tërmeti.

Në rajonin ku vazhdojnë ende punimet e kërkim-shpëtimit dhe të heqjes së rrënojave rritet në 290 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit.



Lajme të ngjashme