Rritet në 240 numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali

Të paktën 240 të vdekur dhe 370 të plagosur në tërmetin që goditi Italinë të enjten, njoftoi shefi i qeverisë italiane në një konferencë për shtyp.

italya deprem.jpg
italya deprem.jpg
italya deprem.jpg
italya deprem.jpg
Të mbijetuarit e tërmetit në Itali
Të mbijetuarit e tërmetit në Itali

Qytetarët e Accumoli, Amatrice dhe Arquata del Tronto i braktisën shtëpitë e tyre të dëmtuara rëndë dhe të rrënuara pas tërmetit me madhësi 6,2 ballë sipas shkallës Richter dhe e kaluan jashtë natën e parë. Sipas numërimit të fundit të Mbrojtjes Civile italiane është rritur në 247 numri i viktimave, ndërkohë që me qindra të tjerë janë plagosur dhe 2 500 janë detyruar të braktisin banesat.

 

Të paktën 240 të vdekur dhe 370 të plagosur në tërmetin që goditi Italinë të enjten, njoftoi shefi i qeverisë italiane në një konferencë për shtyp, duke shtuar se do ta mbledhë urgjentisht qeverinë për të vlerësuar situatën dhe marrë masat e nevojshme.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 km nën tokë dhe lëkundet e fuqishme që zgjatën 20 sekonda u ndjenë edhe në Romë.

Ky ishte një nga tërmetet më të rënda, që nuk është parë kurrë më parë, madje më i rëndë se tërmeti i Aquila, duke arritur 6,2 ballë Righter.

Disa qindra janë plagosur dhe nuk dihet ende numri i plotë i njerëzve të humbur.

“Në rajonin e Marche-s, 1 500 persona kanë mbetur të pastrehë, pasi shtëpitë e tyre në zonat e prekura nga tërmeti, ose janë shkatërruar ose janë të papërdorshme”, sipas Mbrojtes Civile.

Shumica e të pastrehëve janë të zhvendosur në komunën e Arquata del Tronto dhe në Pescara del Tronto.

Ndërkaq në Itali është shpallur zi kombëtare.

Në kujtim të viktimave flamuri në institucione shtetërore është ulur në gjysmështizë.



Lajme të ngjashme