Analizë - A është e vetëdijshme Bota Perëndimore se çfarë po bën?

Operacionet e Perëndimit për mbrojtjen dhe instalimin e demokracisë, jo vetëm që u kanë marrë jetën mijëra njerëzve në Irak, Siri, Afganistan ose Libi, por u kanë marrë nga duart edhe drejtat e liritë që kanë pasur deri më tani.

Ortadoğu_karmaşa.jpg
darbe.jpg

- Nga Erdal Şimşek -

Që nga viti 1991 e këtej, pra plot 25 vjet, në Lindjen e Mesme, domethënë në hapësirën gjeografike ku jetojmë edhe ne, çdo ditë plasin bomba që hidhen nga ajri dhe toka, digjen qytete, vdesin fëmijë, ndodhin vdekje masive.      

Kjo luftë, e cila premton ardhjen e demokracisë dhe lirisë, jo vetëm që nuk ka hapur ndonjë hapësirë të çfarëdoshme për liritë, por ka bërë që të na ikin e fluturojnë nga duart të drejtat dhe liritë themelore që zotërojmë dhe të cilat për ne janë një akumulim qindravjeçar.   

Po na merren nga duart të gjitha liritë, duke filluar që nga liria e udhëtimit (lëvizjes) e deri tek liria për të jetuar. Kush po na i merr nga duart gjithë këto të drejta dhe liri, ose kush bëhet shkaktar për këtë? 

Përgjigjja e pyetjes është mjaft e qartë: ata që për 25 vite me radhë kanë vrarë 4,5 milionë njerëz të rajonit tonë dhe që rreth 15 milionë të tjerë i kanë shkëputur nga gjiri ynë dhe i kanë detyruar të mërgojnë, janë ata që na premtojnë neve demokraci, vlerat perëndimore dhe ekonomi të zhvilluar.   

Nga anëtarët e klubit demokratik Perëndimor të rinjve tanë, të cilët e kanë humbur shpresën e ekzistencës dhe u janë marrë nga duart të drejtat e qenurit një individ i lirë, u është ngjitur ‘etja e pashuar e shfarosjes masive’. Kjo etje u është ngjitur edhe atyre që janë detyruar të getoizohen (të jetojnë të izoluar në geto) për shkak të përjashtimit nga jeta sociale e vendeve perëndimore, ku ata jetojnë.

Dhe kjo etje e pashuar është shfaqur me emra të tillë si: Al Kaide, DAESH, Boko Haram, Hizbullah,PYD etj. Efekti i kësaj etjeje vrastare i kapërceu kufijtë tanë dhe filloi të jetë prezent edhe në kryeqytetet, që janë zemra e Perëndimit. Ne thurëm ëndrra se miqtë tanë filantropistë perëndimorë, të cilët na premtuan se do të sillnin demokracinë në tokat tona dhe që zotërojnë edhe armë të shkatërrimit në masë, do të ishin në gjendje të prodhonin një zgjidhje urgjente, për arsyen se ata këtë dhimbje e përjetuan në zemrat, shpirtrat dhe trupat e tyre.

Të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian bashkë me vendet e tjera që i zotërojnë vlerat perëndimore u bënë një trup i vetëm; e mallkuan terrorin dhe kaluan në veprim të përbashkët përballë bombave që shpërthyen në qytetet perëndimore, si: Londër, Paris, Bruksel dhe Hamburg.

Ndërkohë që bomba shpërthyen edhe në Turqi, një vend që për 200 vite me radhë i bart brenda vetes këto vlera perëndimore dhe që përpiqet ti ruajë përherë të gjalla ato. Ndërsa me dhjetëra njerëz gjenin vdekjen në çdo shpërthim që ndodhte (në Turqi), me qindra të tjerë plagoseshin.

Bomba e fundit plasi në një dasmë, që bëhej në qytetin e Gaziantepit, një nga qendrat administrative më të rëndësishme tregtare dhe banuese e Turqisë dhe Lindjes së Mesme. Edhe në këtë sulm barbar vdiqën mbi 50 njerëz, shumica gra dhe fëmijë dhe u plagosën me qindra civilë. 

Shumë interesant është fakti që reagimi i Perëndimit ndaj këtij sulmi ishte shumë i dobët. Ndodhi pikërisht ajo që kishte ndodhur edhe në rastin e dhjetëra sulmeve të tjera terroriste që kishin ndodhur më herët në Turqi. Shumë i habitshëm është edhe fakti që organizata terroriste PKK/PYD, që realizoi këtë sulm terrorist, ka zyrat e saj në kryeqytetet e Evropës, madje shumë terroristëve, shumica e të cilëve kërkohen nga INTERPOL-i, u lejohet që të mbajnë edhe konferenca në Parlamentin Evropian

Ndërsa heshtja më e madhe e Evropës, heshtje që i la me gojë hapur njerëzit, u pa në bombardimin me avionët F-16 të godinës së parlamentit turk, i cili për 150 vjet bën përpjekje për lulëzimin në Turqi të demokracisë dhe vlerave perëndimore, si pasojë e tentativës së një grupi ushtarakësh për të rrëzuar një qeveri të zgjedhur nga më shumë se gjysma e popullit turk dhe për të vrarë Presidentin e vendit. Në këtë tentativë për grusht shteti, ndërkohë që qindra civilë u vranë, me mijëra të tjerë u plagosën nga plumbat dhe predhat e tankeve dhe armëve që përdorën ushtarakët gjatë këtij puçit.

Kjo heshtje ose zëri i mekët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe vendet e tjera demokratike dhe kryesisht në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ishte si të thuash në cilësinë e miratimit të kësaj tentative të përgjakshme anti-demokratike.  

Po të kemi parasysh zhvillimin që ka shënuar sot teknologjia e komunikimit, të gjithë e panë se si Perëndimi u bë ortak i masakrimit të vlerave demokratike, duke filluar që nga fshatari që jeton në pyjet e Bavarisë, apo punëtori i rrushit që jeton në një qilar shtatë kate nën dhe në Skoci, e deri tek inxhinieri i informatikës në Algjeri, Kenia dhe Indi. Edhe pylltari i Evropës, edhe inxhinieri apo specialisti shkencave sociale i Orientit dëshmoi indiferentizmin e Perëndimit ndaj qytetërimit të vet. 

Në operacionet e Perëndimit për mbrojtjen dhe instalimin e demokracisë me mijëra njerëz kanë humbur jetën në Irak, Siri, Afganistan ose Libi, ndërkohë që janë plagosur me miliona të tjerë. Kurse nga ana tjetër Perëndimi hesht ndaj sulmeve me bomba që terroristët kryejnë kundër demokracisë në Turqi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Perëndimi i lejon të njëjtët terroristë që të hapin zyra në kryeqytetet e veta

Perëndimi hesht ndaj bombardimit disa javë më parë me avion të parlamentit, i cili përfaqëson vullnetin e popullit turk, nga një grup terroristësh të veshur me uniforme dhe të filtruar e maskuar brenda ushtrisë turke. Sërish Perëndimi duke heshtur ndaj vrasjes së më shumë se 50 civilëve, shumica fëmijë e gra, nga terroristët në një ceremoni dasmore në Turqi në ditët që lamë prapa, pothuajse e miraton një akt të tillë.

A është vetëdijshme bota perëndimore se çfarë bën? A nuk e di ajo se kjo etje e pashuar terrori do ti drejtohet direkt asaj në rast se arrin të kapërcejë kufijtë e Turqisë? Popujt perëndimorë në qoftë se nuk vënë sa më shpejtë në lëvizje autoritetet e tyre shtetërore dhe qeverisëse në lidhje me këtë çështje nesër për ata mund të jetë shumë vonë. Tani civilët në Amsterdam, Mynih, Paris dhe Romë mund të detyrohen që të bashkëjetojnë me terrorin. A është me të vërtetë kaq shumë e vështirë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut.



Lajme të ngjashme