Zvicër – Socialdemokratët propozojnë zyrtarizimin e fesë islame

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (SP) të Zvicrës, Christian Levrat, propozoi të dielën që islami të njihet si fe zyrtare në vend...

Christian Levrat
isviçre.jpg
İsviçre'den Türkiye'ye destek.jpg

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (SP) të Zvicrës, Christian Levrat, propozoi të martën që islami të njihet si fe zyrtare në vend.

Në një prononcim për të përditshmen zvicerane “SonntagsZeitung”, Christian Levrat tha se duhet të hapet debati për pranimin e islamit si fe zyrtare dhe përfshirjen e tij në Kushtetutën e Konfederatës Zvicerane.

“Ne duhet të marrim seriozisht në konsideratë nëse duam që të njohim islamin si një fe zyrtare, në mënyrë që të mos lejojmë arsimimin dhe financimin e imamëve nga qarqet e huaja dhe ndoshta ekstremiste apo fundamentaliste”, vlerësoi lideri i SP-së zvicerane.

“A mund të kemi një islam zviceran? Me këtë çështje duhet të përballemi”, shtoi ai.

Propozimi i Christin Levrat zuri vend edhe në faqet e gazetës “20 Minuten”, e cila ka bërë brenda lajmit të saj edhe një anketë nën pyetjen: “A duhet Zvicra ta njohë islamin si fe zyrtare?”



Lajme të ngjashme