Irak - DAESH sulmon me bomba klori pozicionet e ushtrisë irakiane

Pozicionet e ushtrisë irakiane janë sulmuar me raketa Katjusha të mbushura me klor.

Irak - DAESH sulmon me bomba klori pozicionet e ushtrisë irakiane

Organizata terroriste DAESH ka sulmuar forcat ushtarake irakiane në veri të Irakut me raketa të mbushura me gazin helmues klor.

Zyrtari policor irakian Ahmed al-Xhaburi tha se DAESH-i ka granatuar pozicione të ushtrisë me raketa Katjusha të cilat kanë qenë të mbushura me klor. Sipas tij, është granatuar Kajarah, në jug të Mosulit.

“Tre ushtarë kanë pësuar asfiksion”, theksoi al-Xhaburi. Për granatimin ende nuk janë prononcuar zyrtarët irakianë.


Fjalët Kyçe: katjusha , raketa , klor , sulm , DAESH , Mosul , Irak , ushtria irakiane

Lajme të ngjashme