Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Irani i jep fund përkohësisht përdorimit të bazës në Hamedan nga ana e avionëve rus

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Huseyin Dehkan deklaroi se përdorimi i bazës nga ana e avionëve rus duhej të mbetej sekret, por Moska zyrtare nuk iu përmbajt kësaj.

Irani i jep fund përkohësisht përdorimit të bazës në Hamedan nga ana e avionëve rus

Irani deklaroi se i dha fund përkohësisht përdorimit të bazës ajrore Hamedan nga ana e Rusisë.

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Huseyin Dehkan deklaroi se përdorimi i bazës nga ana e avionëve rus duhej të mbetej sekret, por Moska zyrtare nuk iu përmbajt kësaj.

Dehkan akuzoi Rusinë se po “bën shfaqje” me publikimin në media përdorimin e bazës në fjalë.

Një kohë të shkurtë pas kësaj deklarate nga Irani erdhi një deklaratë tjetër.

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se ka mbyllur përkohësisht përdorimin e bazës nga ana e Rusisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se Rusisë nuk i është dhënë në përdorim ndonjë bazë në territoret e Iranit, por avionëve rus u është lejuar përkohësisht furnizimi me karburant.

Javën e kaluar Rusia filloi të përdorë bazën ajrore Nuzhe në Hamedan për të goditur objektivat e DAESH-it dhe El Nusras në Siri.

Ngritja e avionëve rus me rreze të gjatë të veprimit nga baza ajrore në Hamedan në vend të bazave në Kaukaz shkurtoi distancën e avionëve deri në Siri dhe njëkohësisht mundësoi shtimin e sasisë së bombave që bartin me vete.

Mirëpo publikimi i përdorimit të bazës ajrore në Iran nga ana e Rusisë shkaktoi reagimin e udhëheqjes së Teheranit.

Përdorimi për herë të parë i një baze në Iran prej Luftës së Dytë Botërore e këtej nga ana e një force të huaj, shkaktoi reagime të ashpra edhe të parlamentit iranian.



Lajme të ngjashme