Tunizi – Formohet Qeveria e Unitetit Kombëtar me 26 anëtarë

I emëruar nga Presidenti Beji Caid Essebsi për formimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Youssef Chahed, ish-ministër për Qeverisjen Vendore, shpalli në konferencë shtypi nga Pallati i Kartagës listën me 26 anëtarë të Këshillit të Ministrave...

556215
Tunizi – Formohet Qeveria e Unitetit Kombëtar me 26 anëtarë

Është formuar Qeveria e Unitetit Kombëtar në Tunizi.

I emëruar nga Presidenti Beji Caid Essebsi për formimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Youssef Chahed, ish-ministër për Qeverisjen Vendore, shpalli në konferencë shtypi nga Pallati i Kartagës listën me 26 anëtarë të Këshillit të Ministrave.

Youssef Chahed theksoi se të pandryshuara kanë mbetur vetëm postet e ministrave të Punëve të Brendshme, të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes.

Kryeministri i ri sqaroi se në bisedimet për formimin e qeverisë kanë marrë pjesë të gjitha forcat politike dhe organizatat kombëtare tuniziane.

Në qeverinë e re, Ministria e Transportit, e Turizmit, e Punëve të Jashtme dhe e Arsimit i janë besuar Partisë Thirrja e Tunizisë (Nidaa Tounes); Ministria e Industrisë dhe Tregtisë, e Punës dhe ajo e Teknologjive të Komunikimit do të drejtohen nga Lëvizja an-Nahda; ndërsa Partia Horizontet Tuniziane (Afek Tounes) mori në dorëzim timonin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe atë të Ministrisë së Zhvillimit.

Pjesë e kabinetit të ri qeveritar janë gjithashtu 6 gra dhe 5 ministra nën moshën 35 vjeç.

Bisedimet për formimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar, që nisën në Tunizi pas thirrjes së Presidentit Essebsi më 2 qershor, zgjatën pothuajse 2 muaj.

Më pas, më datë 31 korrik, 118 deputetë të Parlamentit të Tunizisë votuan në favor të një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga Habib Essid, duke i hapur kështu rrugën fazës së dytë për krijimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.



Lajme të ngjashme