Gjermani – Ekstremi i djathtë kërkon liberalizim të armëve për popullin

Të gjithë qytetarët, që i nënshtrohen ligjit, duhet të jenë në gjendje të blejnë armë që të mund të mbrojnë veten dhe familjet e tyre, tha të shtunën kryetarja e partisë gjermane të ekstremit të djathtë Alternativë për Gjermaninë (AfD)...

555990
Gjermani – Ekstremi i djathtë kërkon liberalizim të armëve për popullin

Të gjithë qytetarët, që i nënshtrohen ligjit, duhet të jenë në gjendje të blejnë armë që të mund të mbrojnë veten dhe familjet e tyre, tha të shtunën kryetarja e partisë gjermane të ekstremit të djathtë Alternativë për Gjermaninë (AfD).

“Të gjithë e dimë se sa kohë i duhet policisë të mbërrijë, sidomos në zona jo shumë të populluara”, tha Frauke Petry, një nga dy liderët e partisë, në një intervistë për gazetën “Funke Mediengruppe”.

“Nuk është një çështje për t’u shqetësuar kur rezidentët janë të armatosur”, shtoi ajo.

“Sidomos kur merren parasysh shkurtimet në departamentin e policisë, që kanë bërë që shteti të humbasë një pjesë të monopolit të përdorimit të forcës”, theksoi Petry.



Lajme të ngjashme