Gjermani – Drejt miratimit të planit të mbrojtjes civile prej Luftës së Ftohtë

Gjermania do të miratojë një plan të mbrojtjes civile, i pari prej fundit të Luftës së Ftohtë, duke i bërë kërkesë popullsisë për të grumbulluar rezerva në ushqime dhe ujë për disa ditë, bëri të ditur sot një gazetë gjermane...

556356
Gjermani – Drejt miratimit të planit të mbrojtjes civile prej Luftës së Ftohtë

Gjermania do të miratojë një plan të mbrojtjes civile, i pari prej fundit të Luftës së Ftohtë, duke i bërë kërkesë popullsisë për të grumbulluar rezerva në ushqime dhe ujë për disa ditë, bëri të ditur sot një gazetë gjermane.

“Plani nënvizon prioritetin e mbështetjes së trupave nga civilët duke theksuar domosdoshmërinë e përforcimit të kapaciteteve për të menaxhuar sistemin e shëndetësisë dhe ruajtjen e ndërtesave, që pritet të miratohet të mërkurën nga qeveria”, referuar të përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).

Kontaktuar nga media, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane konfirmoi se Këshilli i Ministrave do të miratojë një “strategji të mbrojtjes civile”, por pa dhënë më tepër detaje.



Lajme të ngjashme