BE-ja solidarizohet me Turqinë pas sulmit terrorist në Gaziantep

Bashkimi Evropian ka shprehur solidarizimin e tij me Turqinë pas sulmit terrorist në një dasmë në Gaziantep...

556358
BE-ja solidarizohet me Turqinë pas sulmit terrorist në Gaziantep

Bashkimi Evropian ka shprehur solidarizimin e tij me Turqinë pas sulmit terrorist në një dasmë në Gaziantep.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, si dhe komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, bënë sot një deklaratë të përbashkët në lidhje me sulmin terrorist në juglindje të Turqisë.

"Në shpërthimin e djeshëm u goditën gratë, burrat dhe fëmijët, që dëfreheshin në një dasmë. Shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit", thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

Mes të tjerash, Mogherini dhe Hahn nënvizojnë se Turqia është bërë përsëri dramatikisht shënjestër e terrorizmit, ndërkohë që qytetin e Gaziantepit e cilësojnë si "simbol i dhimbjeve të mijëra personave, që janë larguar nga lufta në Siri".



Lajme të ngjashme