Suedia lëshon certifikata martesore për 132 fëmijë sirianë

Mbikëqyrësi i të drejtave të fëmijëve në Suedi, Ola Nilsson, ka bërë të ditur se në vitin 2015 Drejtoria Suedeze e Taksave ka miratuar martesën e 132 refugjatëve nën moshën 18-vjeçare.

Suedia lëshon certifikata martesore për 132 fëmijë sirianë

Mbikëqyrësi i të drejtave të fëmijëve në Suedi, Ola Nilsson, ka bërë të ditur se në vitin 2015 Drejtoria Suedeze e Taksave ka miratuar martesën e 132 refugjatëve nën moshën 18-vjeçare të cilët kishin ardhur në Suedi.

Duke folur për AA, Nilsson tha se në vitin 2015, 132 fëmijëve refugjatë në 80 bashki të Suedisë u është dhënë certifikatë martesore nga ana e Drejtorisë së Taksave. Nilsson u shpreh se gjatë lëshimit të certifikatave martesore, Drejtoria e Taksave ka kërkuar nga fëmijët që të sjellin dokument që dëshmon për martesën e tyre në vendet nga kanë ardhur.

Duke rikujtuar se martesa nën moshën 18-vjeçare është e ndaluar në Suedi, Nilsson tha se “Sipas të dhënave që na i ka dhënë Zyra e Migrantëve, hasëm në 132 fëmijë refugjatë të martuar në 80 bashki. E konsiderojmë të gabuar miratimin e martesës së këtyre fëmijëve edhe përkundër ndalesës për martesë nën moshën 18-vjeçare.”

Ndërkaq, Nelsson njoftoi se Drejtoria Sociale e Fëmijëve dhe Inspektoriati Përgjegjës për të Drejtat e Fëmijëve po përpiqen t’i marrin nën mbrojtje refugjatët e martuar në moshë fëmijërore, duke shtuar se nuk është dashur të miratohet martesa e këtyre fëmijëve që vetë kanë nevojë për mbikëqyrje nga të rriturit dhe se kanë dërguar paralajmërim deri te Drejtoria e Taksave përmes mesazheve që kanë këmbyer.

Ndërkohë, dje në median suedeze policia ka dhënë përgjigje ndaj pohimeve se fëmijët refugjatë përdoren në trafikimin seksual dhe se policia suedeze nuk hap hetim në këtë drejtim edhe krahas ankesave.



Lajme të ngjashme