Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Azerbajxhani nuk rinovon kontratat e mësuesve të shkollave të FETO-s

Njoftohet se Azerbajxhani nuk ka rinovuar kontratat për 50 lektorët e Universitetit Kaukazi, i cili ishte nën administrimin e organizatës terroriste Fetullahçı, FETÖ/PDY), por më pas administrimin e mori shteti.

Azerbajxhani nuk rinovon kontratat e mësuesve të shkollave të FETO-s

Azerbajxhani nuk ka rinovuar kontratat për 50 lektorët e Universitetit Kaukazi (Kafkas), i cili ishte nën administrimin e organizatës terroriste Fetullahçı, FETÖ/PDY) dhe që më pas u vendos për administrimin e këtij universiteti nga shteti.

Në një deklaratë për gazetarin e agjencisë turke zyrtare të lajmeve AA, rektori i Shkollës së Lartë “Petrol” në Baku, Elmar Kasimov tha se kontratat për 50 lektorët kishin përfunduar dhe se ato nuk janë rinovuar më.

Kasimov sqaron se mes personave, të cilëve iu është ndërprerë marrëdhënia me shkollën ka profesorë, drejtues katedrash dhe dekanë. Ai ka theksuar se në vend të tyre janë emëruar profesorë nga Azerbajxhani. Kasimov në fjalën e tij ka cilësuar gjithashtu se lektorët që nuk iu është rinovuar kontrata do të largohen brenda muajit nga vendi.

Universiteti “Kaukazi” është themeluar në vitin 1993. Ai ka qenë universiteti i parë i organizatës terroriste guleniste-struktura paralale në shtet (FETO/PDY) i themeluar jashtë vendit. Pas përfshirjes së FETO-s në tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik Azerbajxhani e mori nën administrim këtë universitet dhe e bashkoi me Shkollën e Lartë “Petrol” në Baku.



Lajme të ngjashme