ShBA mirënjohëse Turqisë për mbështetjen e operacioneve kundër DAESH-it në Siri

Në një komunikatë të Pentagonit thuhet seSekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter i shpreh mirënjohje të veçantë qeverisë turke për mbështetjen që i dha operacionit për çlirimin e Munbixhit nga DAESH-i në Siri.

abd suriye menbiç.jpg

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter përmes një komunikate me shkrim të lëshuar nga Pentagoni përgëzon forcat që morën pjesë në operacionin për spastrimin e provincës Munbixh të Sirisë nga DAESH-i dhe falënderon Turqinë për mbështetjen e dhënë në këtë operacion.

“Suksesi në Munbixh njëherësh do të ndihmojë fuqizimin e izolimit në rritje të Rakas dhe do të na japë mundësi të thyejmë kontrollin e DAESH-it në Raka, që përbën edhe qëllimin tonë të radhës në Siri. Me këtë rast duhet ti paraqes falënderimet dhe mirënjohjen qeverisë turke për mbështetjen që dha në këtë operacion me rëndësi jetike”.



Lajme të ngjashme