Carter falënderon Turqinë për mbështetjen e dhënë operacionit në Munbiç të Sirisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, shprehu falënderime e tij ndaj Turqisë për mbështetjen e dhënë operacioneve për pastrimin e nënprefekturës Munbiç në Siri nga organizata terroriste DAESH.

Carter falënderon Turqinë për mbështetjen e dhënë operacionit në Munbiç të Sirisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, shprehu falënderime e tij ndaj Turqisë për mbështetjen e dhënë operacioneve për pastrimin e nënprefekturës Munbiç në Siri nga organizata terroriste DAESH.

Ashton Carter në deklaratën e tij me shkrim uroi banorët e Munbiçit, Këshillin Ushtarak të Munbiçit, Koalicionin arab të Sirisë dhe Forcat Demokratike të Sirisë për suksesin e treguar në çlirimin nga udhëheqja e urryer e DAESH-it.

Carter bëri të ditur se suksesi i operacionit të përkrahur edhe nga koalicioni ndërkombëtar paraqet një pikëkthesë të rëndësishme në luftën kundër DAESH-it.

Duke e bërë të ditur se Munbiçi është një pikë e rëndësishme transiti për luftëtarët e DAESH-it dhe elementet e tij të jashtme për në Siri dhe Irak, Carter tha: “Suksesi i treguar në Munbiç në të njëjtën kohë do të ndihmojë në rritjen e izolimit të qytetit Rakka që do të ndihmoj për të thyer kontrollin e DAESH-it në këtë qytet. Gjithashtu dua të shpreh falënderimet e mia qeverisë së Turqisë për përkrahjen e dhënë këtij operacioni jetik”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes kërkoi nga partnerët e koalicionit ndërkombëtar për të ndihmuar banorët e Munbiçit në rindërtimin e shtëpive dhe lagjeve të tyre, ndërsa shtoi se koalicioni ndërkombëtar do të vazhdoj të bashkëpunoj me forcat kompetente dhe të motivuara vendore për të mundur DAESH-in.

Ndërkaq zëdhënësja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Elizabeth Trudeau preku në rëndësinë strategjike që ka çlirimi i Munbiçit nga DAESH-i nga aspekti rajonal dhe vijoi duke thënë se “Me spastrimin e Munbiçit do të ndërpritet lidhja e DAESH-it me territoret e kontrolluara nga kjo organizatë terroriste në Irak dhe Siri dhe furnizimi i saj me luftëtarë, para, armatim dhe materiale tjera. Njëkohësisht do të jetë edhe një hap i rëndësishëm i hedhur në drejtim të izolimit të qytetit Rakka dhe për dëbimin e DAESH-it nga Siria”.

Trudeau gjithashtu bëri të ditur se operacioni i Munbiçit është ndërmarr nga ana e forcave të koalicionit për të ulur kërcënimin e DAESH-it ndaj Turqisë dhe se ka qenë i koordinuar me operacionet tjera, ndërsa bëri të ditur se ka qenë i përkrahur edhe nga ana e opozitarëve në linjën Mara.

Zëdhënësja tha se supozojnë që numri i banorëve në Munbiç është rreth 35 mijë – 40 mijë banorë dhe se këta banorët do të shpëtojnë nga DAESH-i.



Lajme të ngjashme