Gauck: Nuk besoj se marrëveshja e ripranimit do të ndihohet nga tentativa e grusht shteti

Presidenti gjerman Gauck për kanalin televiziv gjerman ZDF i bëri një vlerësim rendit të ditës në vendin e tij dhe marrëdhënieve me Turqinë.

Gauck: Nuk besoj se marrëveshja e ripranimit do të ndihohet nga tentativa e grusht shteti

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck tha se nuk beson që tentativa e grusht shteti më 15 korrik që u jetua në Turqi do të ndikoj negativisht në marrëveshjen e ripranimit të arritur mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Presidenti gjerman Gauck për kanalin televiziv gjerman ZDF i bëri një vlerësim rendit të ditës në vendin e tij dhe marrëdhënieve me Turqinë.

Duke e bërë të ditur se qëndrimi i Ankarasë zyrtare pas tentativës së grusht shtetit të 15 korrikut nuk do të rrezikoj marrëveshjen e ripranimit të arritur me Turqinë, Presidenti Gauck tha se “nuk duhet ta anulojmë këtë marrëveshje vetëm se këto kritere të parashtruara nuk na përshtaten”.

Gauck tha se me hapat e hedhura pas tentativës së grusht shteti nuk do të shikoj ngrohtë në mosrespektimin e parimit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne duhet të vëmë në pah haptazi se nuk do të pranojmë ndonjë presion që do të mund të vijë nga ana e autoriteteve turke dhe në mënyrë të njëjtë edhe ndonjë perspektivë ndryshe të vetëdijes për vendin tonë”.

Presidenti gjerman tërhoqi vëmendjen edhe në sukseset e qeverisë së Ankarasë dhe shtoi se “Me këtë udhëheqje ky vend arriti suksese të mëdha. Për këtë arsye një numër i madh i qytetarëve turq dhe qytetarë me origjinë turke në Gjermani janë të mendimit se kjo qeveri është e mirë për ata”.



Lajme të ngjashme