CIA përditëson faqen e saj për Turqinë

CIA në faqen e saj zyrtare i jep vend edhe tentativës për grusht shteti në Turqi.

CIA përditëson faqen e saj për Turqinë

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në faqen e saj zyrtare të internetit shtoi informacionin në lidhje me tentativën për grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Në pjesën e titulluar “The World Factbook” ku zënë vend informatat të shumta në lidhje me vendet e ndryshme të botës u përditësua edhe faqja e Turqisë.

Në faqen e përditësuar më 9 gusht thuhet se disa elemente të Forcave të Armatosura të Turqisë ndërmorën një tentativë për grusht shteti ndaj pikave të rëndësishme të shtetit dhe sistemit të mbrojtjes në Stamboll dhe Ankara.



Lajme të ngjashme