Mianmar – 8 të vdekur në përmbytjet në nëntë rajone të vendit

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 430 000 të tjerë janë detyruar të shpërngulen në nëntë rajone të Mianmarit Qendror dhe Verior, njoftoi sot Ministria e Informacionit të këtij vendi.

Mianmar – 8 të vdekur në përmbytjet në nëntë rajone të vendit

Reshjet që kanë filluar që nga fundi i muajit të kaluar kanë shkaktuar përmbytje në nëntë rajone të Mianmarit, ndërkohë që tre lumenjtë kryesorë të vendit shihen si shkaktarë të këtyre përmbytjeve.

“Rajoni më i goditur është ai i Ayeyawaddyt, ku janë shpërngulur me shumë se 210 000 persona”, tha Ministria e Informacionit.

Përmbytjet janë të zakonshme në Mianmar gjatë sezonit të musoneve.

Vitin e kaluar vdiqën 100 persona dhe u evakuuan një milionë të tjerë.



Lajme të ngjashme