Siri - OKB kërkon një armëpushim 48-orësh për shpërndarjen e ndihmave në Halep

Rusia është gati të bisedojë për një zgjatje të pauzës humanitare prej tre orësh që ajo ka vendosur në qytetin sirian të Halepit, njoftoi të enjten OKB-ja, që nga ana e saj kërkon një armëpushim prej 48 orësh për shpërndarjen e ndihmave.

suriye halep acil insani yardım.jpg

Ushtria ruse njoftoi të mërkurën pezullimin e sulmeve të saj ushtarake nga ora 7:00 deri në 10:00 GMT për të garantuar sigurinë e mjeteve me ndihma humanitare që hyjnë në Halep, ku rreth 1,5 milionë janë të bllokuar nga luftimet e rebelëve dhe forcave qeveritare siriane.

Por për OKB-në ky propozim i njëanshëm nga Moska nuk është mjaftueshëm për t’i mundësuar shpërndarjen e ndihmave humanitare në qytet.

“Ne kemi shprehur qartë këndvështrimin tonë, rusët kanë treguar vullnet për të diskutuar, do të shohim se çfarë do të arrijmë”, deklaroi Staffan De Mistura, i dërguari special i OKB-së për Sirinë.



Lajme të ngjashme