Siri-Regjimi kryen sulm me bomba të mbushura me gaz klorin

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e spitalit fushor në Halep mësohet se një helikopter ushtarak i ushtrisë siriane ka kryer sulm me "gaz klorin" në lagjen Zibdije në Halep ndaj opozitarëve.

549693
Siri-Regjimi kryen sulm me bomba të mbushura me gaz klorin

Si pasojë e një sulmi me bombë fuçi me "gaz klorin" të ndërmarr ndaj një lagjeje nën kontrollin e opozitarëve në Halep të lëshuar nga një helikopter i ushtrisë së Sirisë humbën jetën 3 persona ndërsa 20 të tjerë janë prekur nga gazi.

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e spitalit fushor në Halep mësohet se një helikopter ushtarak i ushtrisë siriane ka kryer sulm me "gaz klorin" në lagjen Zibdije në Halep ndaj opozitarëve.

Si pasojë të sulmit kanë humbur jetën 3 persona nga të cilët një grua dhe 2 fëmijë ndërsa 20 të tjerë janë prekur nga gazi.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se personat e prekur nga gazi janë dërguar në spitalin fushor.

Bëhet e ditur se tek personat e prekur nga gazi janë paraqitur shqetësime si paqartësi në shikim, të vjella dhe probleme të frymëmarrjes, ndërsa nuk janë dhënë informata të detajuara mbi ngjarjen.



Lajme të ngjashme