ShBA-Prej fillimit të operacioneve e deri më tani janë vrarë 45 mijë pjesëtarë të DAESH-it

Prej fillimit të operacioneve ajrore të koalicionit ndërkombëtar e deri më sot në Irak dhe Siri janë vrarë 45 mijë pjesëtarë të DAESH-it.

549656
ShBA-Prej fillimit të operacioneve e deri më tani janë vrarë 45 mijë pjesëtarë të DAESH-it

Rreth 45.000 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH janë vrarë në Siri dhe Irak që kur koalicioni i kryesuar nga SHBA-të, para dy vitesh filloi bombardimin për të shkatërruar grupin, tha të mërkurën gjenerali amerikan Sean MacFarland, i cili ndodhet në krye të këtyre aksioneve. 

MacFarland nga Bagdadi deklaroi për mediat se vetëm gjatë 11 muajve të fundit janë vrarë 25.000 pjesëtarë. “Kur kësaj shifre i shtoni edhe 20.000 të vrarë më herët", kjo është 45.000 armiq më pak në fushën e betejës”, tha MacFarland me anë të Skype-it. 



Lajme të ngjashme