Raporti i Departamentit amerikan nuk përfshinë gjendjen e myslimanëve në vend

Në raportin e prezantuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi Special i Ministrisë së Jashtme për Liritë Fetare Ndërkombëtare, David Saperstein janë diskutuar ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 2015.

Raporti i Departamentit amerikan nuk përfshinë gjendjen e myslimanëve në vend

Departamenti Amerikan i Shtetit në SHBA, ku Donald Trump një prej kandidatëve që garon për t'u bërë president në zgjedhjet e nëntorit ka premtuar se do të pengojë hyrjen e myslimanëve në vend, në Raportin mbi Liritë Fetare Ndërkombëtare këtë vit ka shqyrtuar "kufizimet ndaj minoriteteve fetare" në afërsisht 200 vende.

Në raportin e prezantuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi Special i Ministrisë së Jashtme për Liritë Fetare Ndërkombëtare, David Saperstein janë diskutuar ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 2015.

Në pjesën përmbledhëse kryesore të raportit të përgatitur është tërhequr vëmendje në kufizimet që kanë ndodhur kryesisht në vendet myslimane si Afganistani, Arabia Saudite, Pakistani, Irani, Mauritania.

Në raportin ku çdo vend është diskutuar ndaras teksa ceken problemet që hasin myslimanët në Evropë dhe në Azi nuk janë përmendur problemet që përjetojnë myslimanët në SHBA.

Gjatë prezantimit të raportit pavarësisht se nga zyrtarët e Departamentit në raport nuk është përfshirë SHBA është kërkuar që në te të vlerësohet edhe situata e myslimanëve në vend dhe shprehjet e kandidatit republikan për president Trump për mos pranimin e myslimanëve në SHBA.

Pas një pyetjeje Saperstein, duke theksuar shqetësimet e qeverisë amerikane rreth deklaratave të Trump tha se ashtu si në çdo vend të botës myslimanët në SHBA mund të jetojnë dhe të zbatojnë obligimet fetare në një mënyrë të lirë.

Saperstein shtoi se kryerja e obligimeve fetare në mënyrë të lirë është një koncept që SHBA ia ka ofruar vendeve të tjera. "Kjo është një dhuratë që SHBA ia ka ofruar botës", tha ai.

Sipas një kërkimi të bërë nga Qendra Kërkimore Pew numri i myslimanëve në SHBA rritet në mënyrë të rregullt. Që nga viti 2015 numri i myslimanëve në SHBA ka arritur në 3.3 milionë dhe se vazhdojnë të jenë të diskriminuar si në shoqëri ashtu edhe gjatë punës.

Prof. Dr. John Esposito nga Universiteti Georgetown theksoi se diskriminimi kundër myslimanëve në vend ka shënuar rritje. "Diskriminimi me të cilin përballen myslimanët momentalisht në vend nuk ka qenë i tillë as pas sulmeve të 11 shtatorit", deklaroi Esposito.

Ndërsa sipas një ankete nga Qendra e luftës kundër paragjykime fetare Tenenbaum thuhet se është shënuar rritje me 87 përqind në ankesat e kryera me bazë diskriminimi fetarë gjatë viteve 2004-2014 në Komisionin Amerikan për Barazinë në Punëmarrje.



Lajme të ngjashme