Obama akuzohet nga Trump për themelimin e DAESH-it

Trump më herët akuzonte kandidaten e demokratëve Hilary Clinton me akuza të njëjta.

550205
Obama akuzohet nga Trump për themelimin e DAESH-it

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka akuzuar presidentin amerikan Barack Obama për themelimin e organizatës terroriste DAESH. 

“Në shumë aspekte, e dini, ata i japin respekte presidentit Obama. Ai është themelues i DAESH-it”, tha Trump në një tubim në qytetin Fort Lauderdale në Florida. 

Trump tri herë përsëriti akuzat dhe e quajti presidentit amerikan me emrin e tij të plotë, Barack Hussein Obama. Republikani më herët akuza të ngjashme dha edhe në llogari të rivales së tij demokratike, Hillary Clinton. 

Pasi ia hodhi fajin Obamës, Trump tha se Clinton në fakt është bashkëthemeluese e grupit të përmendur. Trump fajësoi Obamën dhe ish-sekretaren e tij Clinton se kanë zhvilluar politikë në Lindjen e Mesme e cila ka krijuar vakum të fuqisë në Irak të cilën e ka shfrytëzuar DAESH-i. 

Ai ashpër kritikoi Obamën për shkak të paralajmërimeve se do të tërheq trupat amerikane nga Iraku, vendim për të cilin kritikuesit e Obamës pohojnë se është krijuar një lloj jostabiliteti i cili bëri që grupi ekstremist si DAESH-i të përparojë. 



Lajme të ngjashme