Italia e shqetësuar për mundësinë e prishjes së marrëveshjes BE-Turqi për refugjatët

Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Angelino Alfano në një prononcim për gazetën “La Repubblica” thotë se në rast të anulimit të marrëveshjes së refugjatëve nga Turqia, kjo do të kishte efekte rrënuese për Evropë.

yunanistan göç bakanı.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Angelino Alfano në një deklaratë për një prej gazetave me tirazhin më të lartë në vend “La Repubblica” ka folur rreth diskutimeve se Turqia do të anulojë marrëveshjen e refugjatëve në rast të mos liberalizimit të vizave për qytetarët turq.

Ministri Alfano tha se në rast se Turqia anulon marrëveshjen e refugjatëve, kjo do të kishte efekte rrënuese për Evropën.

Duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë, Alfano tha se "nëse Turqia hap dyert, kjo do të jetë rrënuese për të gjithë Evropën."



Lajme të ngjashme