Qytetarët turq në ShBA organizuan një miting me moton “Demokracia kundër grusht shtetit”

Mitingu u organizua para Shtëpisë së Bardhë me pjesëmarrjen e mbi 1 mijë qytetarë turq që banojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Ameriksë.

Qytetarët turq në ShBA organizuan një miting me moton “Demokracia kundër grusht shtetit”
Mitingu "Demokracia kundër grusht shtetit"
Mitingu "Demokracia kundër grusht shtetit"

Shtetasit turq që jetojnë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rrethinë, me qëllim të protestës kundër tentativës së grusht shtetit nga ana e organizatës terroriste FETO, para Shtëpisë së Bardhë organizuan një miting me moton “Demokracia kundër grusht shtetit”.

Shtetasit turq që jetojnë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rrethinë, me qëllim të protestës kundër tentativës së grusht shtetit të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste FETO, organizuan para Shtëpisë së Bardhë një miting me moton “Demokracia kundër grusht shtetit”.

Në këtë miting të organizuar nga ana e Komitetit Drejtues Turko-Amerikan (TASC), i cili mbledhë nën një çati 150 shoqata turko-amerikane, krahas shtetasve turq nga Uashingtoni morën pjesë edhe rreth 1 mijë qytetarë turq të tjerë me vendbanime në Virgjinia, Merilend dhe Nju-Xhersi.

Në miting mbajtën nga një fjalim përfaqësuesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Partisë Republikane Popullore dhe Partisë së Lëvizjes Nacionaliste në ShBA. Folësit theksuan se populli turk përballë kësaj tentative të përgjakshme të ndërmarr ndaj parlamentit dhe presidentit të zgjedhur me votë të lirë i doli për zot demokracisë, pavarësisë dhe lirisë duke sakrifikuar edhe jetët e tyre.

Koordinatori i Komitetit Drejtues Turko-Amerikan (TASC), Mustafa Tunxher (Mustafa Tuncer), turqit që jetojnë në Amerikë dhe miqtë e Turqisë nga radhën e udhëheqjes amerikane, kërkuan ekstradimin sa më parë në Turqi të liderit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen (Fetullah Gülen).

Në anën tjetër edhe ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Këllëç Serdar Kılıç) mori pjesë në këtë miting ku në fjalën e tij të mbajtur me rastin ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrje në këtë miting.



Lajme të ngjashme