Siri – Opozitarët thyejnë rrethimin e Halepit nga regjimi

Opozitarët sirianë kanë thyer rrethimin e Halepit në ditën e shtatë të operacionit, që ka filluar në jug të qytetit për të mbërritur në rajonet nën bllokadën e regjimit të Esadit...

546491
Siri – Opozitarët thyejnë rrethimin e Halepit nga regjimi

Opozitarët sirianë kanë thyer rrethimin e Halepit në ditën e shtatë të operacionit, që ka filluar në jug të qytetit për të mbërritur në rajonet nën bllokadën e regjimit të Esadit.

Siç bëjnë të ditur burimet lokale, Ushtria al-Fatah ka arritur të marrë nën kontroll Shkollën Teknike Ajrore dhe pjesë dërrmuese të zonës Ramuse, në jug të qytetit, në ditën e 7-të të operacionit për thyerjen e rrethimit të Halepit.

Pasi raportojnë se në luftime, Ushtria al-Fatah ka vendosur nën kontrollin e saj kryqëzimin Ramuse, furrën dhe pikën e karburantit; të njëjtat burime theksojnë se në ditën e shtatë të operacionit, opozitarët kanë vrarë edhe 150 persona, mes të cilëve ka gjithashtu milicë të Iranit, Irakut dhe të Hizbullahut, që luftojnë në radhët e forcave të regjimit.

Lajmi për thyerjen e rrethimit të Halepit nga forcat besnike të Damaskut është konfirmuar po ashtu nga Jaish al-Islam dhe Ahrar al-Sham, dy grupe opozitare siriane që luftojnë kundër regjimit të Esadit.

Dy ditë më parë, opozitarët patën marrë nën kontroll gjithashtu Shkollën e Artilerisë, Depon e Armatimeve dhe Kompleksin e Deklaratës në Ramuse, objekte me rëndësi strategjike në këtë zonë.

Muajin e kaluar, forcat e regjimit kishin marrë kontrollin e Rrugës “Kastillo”, që është pika e vetme e daljes së opozitarëve në veri të qytetit, duke zyrtarizuar rrethimin e opozitarëve sirianë në këtë pjesë të vendit. 



Lajme të ngjashme