Avramopoulos: Gati të rrisim ndihmat në çështjen e emigrantëve

KE monitoron nga afër fluksin në rrugën e Mesdheut qendror dhe jemi gati të rrisim ndihmën tonë nëse kërkohet, deklaron komisioneri evropian mbi Imigracionin, Dimitris Avramopoulos duke iu referuar pasojave të mundshme të bombardimeve amerikane në Libi.

Avramopoulos: Gati të rrisim ndihmat në çështjen e emigrantëve

“Respektoj dhe i jam shumë mirënjohës autoriteteve italiane për përpjekjet e vazhduara në menaxhimin e krizës migratore dhe në shpëtimin e jetëve. Jemi krejtësisht të mobilizuar për të mbështetur Italinë në këtë sfidë”, thekson Avramopoulos.

“Agjencia jonë Frontex ka aktualisht 420 persona të impenjuar në Mesdheun qendror për të ndihmuar autoritetet italiane dhe javën e kaluar i kemi dhënë 3,2 milionë euro shtesë rojës bregdetare dhe Marinës për të mbështetur aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit”, vazhdon komisioneri evropian mbi Imigracionin.



Lajme të ngjashme