Junker: Gabim i rëndë nëse i mbyllet dera Turqisë

Në një intervistë për televizionin gjerman ARD, Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker tha se do të ishte një gabim shumë i madh ndërprerja e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Junker: Gabim i rëndë nëse i mbyllet dera Turqisë

Ndërprerja e negociatave për aderim të Turqisë në Bashkimin Evropian do të ishte një gabim shumë i madh i politikës së jashtme, deklaroi Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker në televizionin gjerman pas thirrjeve në këtë drejtim nga Austria.

“Në këtë moment, nëse i japim përshtypjen Turqisë se, cilado qoftë situata, Bashkimi Evropian nuk është gati të pranojë në gjirin e tij Turqinë, kjo do të ishte sipas mendimit tim një gabim i rëndë në politikën e jashtme”, tha ai në një intervistë për kanalin televiziv ARD.

Juncker nga ana tjetër pretendon se Turqia është shumë larg për të pretenduar një integrim në Bashkimin Evropian, në veçanti për shkak të masave që po merr pas puçit të dështuar të 15 korrikut.



Lajme të ngjashme