Të burgosurit palestinezë fillojnë me grevë urie

285 të burgosur palestinezë anëtarë të Hamasit do të fillojnë me grevë urie në shenjë proteste.

544939
Të burgosurit palestinezë fillojnë me grevë urie

Për shkak të abuzimit dhe qëndrimeve fyese të stafit drejtues të burgjeve izraelite, të burgosurit palestinezë do të fillojnë një grevë urie.

Në deklaratën e bërë nga grupi i të burgosurve palestinezë thuhet se “285 të burgosur palestinezë anëtarë të Hamasit do të fillojnë me grevë urie në shenjë proteste për shkak të abuzimit dhe qëndrimeve fyese të stafit drejtues të burgjeve izraelite”.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se forcat izraelite bëjnë shkelje të vazhdueshme me bastisjet, kërkimet dhe transferimet e të burgosurve në burgje tjera.

Ndërkaq mësohet se edhe 150 të burgosur në burgun Eshel në jug të Izraelit dhe në burgun Nafha kanë hyrë në grevë urie.

Autoritetet izraelite në qershor morën vendim që Bilal Kayidit nga Nablusi t'i vazhdojnë “paraburgimin administrativ” për edhe gjashtë muaj pas dënimit me 14.5 vitesh burgim. Në shenjë proteste Kayed vendosi të mbajë grevë urie.

Atë e mbështetën edhe rreth 100 të burgosur të cilët në shenjë solidariteti po ashtu hynë në grevë ure. Në burgjet izraelite gjenden së paku 7.000 palestinezë.



Lajme të ngjashme