SHBA – Obama: Fatkeqësisht, Donald Trump është i paaftë për president

Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi të martën se kandidati presidencial republikan, Donald Trump, ishte i paaftë për të ushtruar detyrën e presidentit të vendit...

SHBA – Obama: Fatkeqësisht, Donald Trump është i paaftë për president

Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi të martën se kandidati presidencial republikan, Donald Trump, ishte i paaftë për të ushtruar detyrën e presidentit të vendit.

"Sulmet e Trumpit kundër një familjeje myslimane amerikane, djali ushtar i së cilës është vrarë në Irak, tregon se ai, fatkeqësisht, nuk është i përgatitur për këtë punë", theksoi Obama.

Duke folur në Uashington, në një konferencë shtypi, Obama shtoi se "Trump nuk ka njohuritë bazë për çështje të rëndësishme që përfshijnë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë".

"Është shumë domethënës fakti që vlerësimin im për Trumpin ka gjetur përkrahje nga shumë republikanë të njohur", nënvizoi Presidenti Obama.



Lajme të ngjashme