Gjermani – Sulm me armë zjarri në Mynih, të paktën 11 të vdekur

Një qendër tregtare pranë stadiumit olimpik të Mynihut u bë pasditen e sotme skenë e një sulmi me armë zjarri, ku të paktën 11 persona kanë humbur jetën, sipas shtypit gjerman.

almanya saldırı.jpg
münih

Një qendër tregtare pranë stadiumit olimpik të Mynihut, në jug të Gjermanisë, u bë pasditen e sotme skenë e një sulmi me armë zjarri.

I pyetur nga shtypi, një zëdhënës i policisë pohoi se kishte disa të vdekur, por pa dhënë zyrtarisht një numër të saktë.

Megjithatë shtypi gjerman njoftoi se të paktën 11 persona kishin mbetur të vrarë në këtë sulm.

Sakaq, policia e Mynihut njoftoi në platformën “Twitter” se po kryhej një operacion i gjerë i forcave të policisë në një qendër tregtare, duke u bërë thirrje qytetarëve për të mos shkuar në këtë zonë të qytetit.



Lajme të ngjashme