DAESH pranon përgjegjësinë e sulmit në Nisë të Francës

Organizata terroriste DAESH mori përsipër autorësinë e sulmit të 14 korrikut në Nisë të Francës, ku mbetën të vdekur 84 persona.

DAESH pranon përgjegjësinë e sulmit në Nisë të Francës

Organizata DAESH mori përsipër autorësinë e sulmit ku u regjistruan 84 të vdekur gjatë festimeve të organizuara me rastin e Festës Kombëtare më 14 korrik në qytetin francez në Nisë, raportoi sot agjencia e lajmeve Amaq e lidhur me këtë organizatë.

“Autori i operacionit të kryer në Nisë është një ushtar i DAESH-it. Ai ekzekutoi urdhrin për kryerjen e këtij sulmi në kundërpërgjigje të thirrjeve për të shënjestruar të gjithë shtetasit e koalicionit që luftojnë DAESH-in”, njoftoi Amaq duke cituar një burim të sigurisë.



Lajme të ngjashme