OKB i bën thirrje Izraelit të ndërpresë ndërtimet e jashtëligjshme

“Ndërtimi i këtyre vendbanimeve paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”, tha sekretari Ban.

OKB i bën thirrje Izraelit të ndërpresë ndërtimet e jashtëligjshme

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje qeverisë së Izraelit ti japë fund politikës së ndërtimit të vendbanimeve ilegale hebreje në mënyrë që të hapet rruga për zgjidhjen e çështjes me parimin e themelimit të dy shteteve të pavarura në Lindjen e Mesme.

“Ndërtimi i këtyre vendbanimeve paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”, tha sekretari Ban gjatë fjalimit të mbrëmshëm në OKB.

Ditë më parë, një apel të ngjashëm dërgoi edhe e ashtuquajtura katërshe e Lindjes së Afërt, ndërkaq menjëherë pas kësaj qeveria e Izraelit njoftoi për ndërtimin e 560 njësive të banimit në Bregun Perëndimor, ndërsa 240 shtesë në Jerusalemin Lindor.



Lajme të ngjashme