SHBA - Sulm me armë zjarri ndaj një gjykate në Miçigan, 3 të vdekur
Tre vetë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga disa të shtëna në Gjykatën e Berrien County në jugperëndim të Miçiganit, në SHBA, bëjnë të ditur autoritetet lokale.




Tre vetë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një sulm me armë zjarri në Gjykatën e Berrien County në jugperëndim të Miçiganit, në SHBA, rreth orës 20:30 (14:30 sipas orës lokale) të së hënës, bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Mësohet dy prej viktimave janë përmbarues, ndërsa sipas mediave amerikane viktima e tretë është autori i ngjarjes.
Gjykata është mbyllur për arsye sigurie, ndërkohë që është nën mbikëqyrjen e rreptë të forcave të sigurisë.
Sherifi i Berrien County, Paul Bailey, ka deklaruar për “WSBT-TV” se një efektiv policie ka mbetur i plagosur nga të shtënat.
Ai sqaroi gjithashtu se motivet e sulmit nuk janë ende të qarta.
Ndërsa Guvernatori i Miçiganit, Rick Snyder, përmes një postimi nga llogaria e tij zyrtare në “Twitter”, e përshkroi sulmin me armë zjarri në Gjykatën e Berrien County si një rast të izoluar, por bëri me dije se hetimi për incidentin kanë filluar menjëherë.
Lajme të ngjashme

Kenia do të blejë 118 transportues të blinduar “Hizir” nga Turqia
Ushtria e Kenias njoftoi të hënën se do të blejë 118 transportues të blinduar nga Turqia.
