Shefi i Pentagonit në Irak për luftën kundër DAESH

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter ndodhet në Bagdad për një vizitë jashtë agjendës për të biseduar mbi koordinimin e mëtejshëm të operacioneve në terren për çlirimin e Mosulit nga militantët e DAESH-it.

Shefi i Pentagonit në Irak për luftën kundër DAESH

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter mbërriti sot në Bagdad për të biseduar me kryeministrin Hajdar Abadi në fokus lufta kundër organizatës terroriste DAESH dhe zmbrapsja e saj nga qyteti i Mosulit.

Vizita jashtë agjendës së Carter vjen dy ditë pas marrjes nën kontroll nga forcat irakiane të një baze ajrore në jug të Mosulit, e konceptuar si një hap vendimtar në këndvështrimin e betejës për çlirimin e qytetit të dytë më të madh të vendit, nën drejtimin e DAESH-it nga qershori i vitit 2014.

“Do të diskutoj me kryeministrin Abadi dhe për komandat tona në terren të fazës së ardhshme të misionit ushtarak, kryesisht për çlirimin e Mosulit”, deklaroi Carter përpara gazetarëve në bordin e një avioni ushtarak përpara vizitës së tij.



Lajme të ngjashme