Vizita e parë e Ministrit të Jashtëm egjiptian pas 9 vjetësh në Izrael

Ministri i Jashtëm egjiptian, Samekh Shukri mbërriti sot për një vizitë zyrtare në Izrael, e para pas nëntë vitesh.

526595
Vizita e parë e Ministrit të Jashtëm egjiptian pas 9 vjetësh në Izrael

”Vizita e tij dëshmon ndryshimin e marrëdhënieve me Izraelin”, deklaroi kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu gjatë një takimi të kabinetit.

Netanyahu e lidhi këtë vizitë me kërkesën e rëndësishme të presidentit egjiptian, al-Sisi për rifillimin e procesit të paqes si me palestinezët ashtu edhe me vendet e tjera arabe.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmed Abou Zeid konfirmoi se vizita e Shukrit vinte në një moment të rëndësishëm pas apelit të presidentit Abdel Fattah El-Sissi ndaj izraelitëve dhe palestinezëve për të arritur në një zgjidhje globale dhe të barazpeshuar të çështjes palestineze, që parashikon krijimin e një shteti palestinez, që mundëson edhe paqen dhe sigurinë për Izraelin.

”Gjatë kësaj vizite, Shukri do të takohet me kryeministrin Netanyahu, me të cilin do të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe, situatën rajonale dhe çështjen palestineze”, theksoi Zeid.



Lajme të ngjashme