Sot fillon në Varshavë samiti i NATO-s

Samiti i NATO-s për çështjet globale të sigurisë fillon punimet sot në Varshavë të Polonisë.

nato liderler zirvesi.jpg

Fillon sot në Varshavë samiti dyditor i NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë për çështjet globale të sigurisë nga Afganistani dhe lufta kundër DAESH-it deri te kriza në Ukrainë dhe raportet me Rusinë.

Të pranishëm në këtë samit do të jenë presidenti turk Erdogan, ai amerikan, Barack Obama dhe ai francez, François Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik në largim David Cameron.

Në rendin e ditës do të jenë tre temat kyçe të sigurisë, mbështetja e vazhdueshme e forcave të armatosura afgane, lufta kundër DAESH-it dhe çështja e shtimit të trupave të Aleancës në kufirin lindor të saj.

Pritet që NATO-ja t’i kushtojë rëndësi marrëdhënieve me Rusinë, të cilën disa vende anëtare e konsiderojnë si “kërcënim potencial shtesë”.

Për presidentin amerikan Obama ky do të jetë samiti i fundit.



Lajme të ngjashme