Obama i sigurt se Brexit do të jetë sistematik dhe pa probleme

Presidenti amerikan Barack Obama në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me liderët e BE-së, Donald Tusk dhe Jean-Claude JunckeObama tha se procesi i ndarjes së Britanisë nga BE-ja do të jetë sistematik dhe pa probleme.

Barack Obama-Brexit açıklama-nato zirvesinde.jpg

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se është i sigurt se procesi i ndarjes së Britanisë nga BE-ja do të jetë sistematik dhe pa probleme dhe se Britania dhe BE-ja do të punojnë në mënyrë pragmatike dhe brenda një bashkëpunimi.

Para Samitit të NATO-s që mbahet në Varshavë të Polonisë, ku janë mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare të NATO-s, Obama është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidentin e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit Obama ka folur edhe në lidhje me vendimin e Britanisë për ndarjen nga Bashkimi Europian.

Presidenti amerikan ka vënë në dukje se vendimi i Britanisë për daljen nga BE-ja ka krijuar pasiguri dhe se pas referendumit ka biseduar me Kryeministrin britanik David Cameron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel për këtë çështje.

"Jam absolutisht i sigurt se procesi i ndarjes së Britanisë nga BE-ja do të jetë sistematik dhe pa probleme dhe se Britania dhe BE-ja do të punojnë në mënyrë pragmatike dhe brenda një bashkëpunimi", u shpreh Obama.

 



Lajme të ngjashme