Hammond: Nuk jemi gati për Brexit

Ministri i Jashtëm britanik Philip Hammond njoftoi se Anglia nuk ndodhet në një pozicion për të filluar negociatat gjithëpërfshirëse me Bashkimin Evropian në lidhje me daljen e vendit nga Unioni.

Hammond: Nuk jemi gati për Brexit

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Parlamentin britanik, Philip Hammond u shpreh "Aktualisht nuk ndodhemi në pozicionin për të filluar menjëherë negociatat gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye është e palogjikshme të fillohet procesi duke zbatuar nenin 50."

Në një vlerësim lidhur me të ardhmen e qytetarëve britanikë që jetojnë në Evropë dhe për qytetarët evropianë që jetojnë në Britani pas referendumit, Hammond tha: "Dëshiroj të theksoj edhe njëherë dëshirën time që qytetarët e BE-së të vazhdojnë të jetojnë, punojnë dhe të qëndrojnë në Britani. Gjatë gjithë fushatës së referendumit e kam theksuar në mënyrë të qartë se qytetarët e BE-së ofrojnë kontribute pozitive për ekonominë dhe shoqërinë tonë."

Vullneti i qeverisë britanike është që lejet e qëndrimit dhe të punës për shtetasit e BE-së rezident në Angli deri në datën 23 qershor dhe të qytetarëve britanikë që jetojnë në vendet e BE-së është që të vazhdojë të respektohet reciprokisht kështu siç është tani, sqaroi Hammond.



Lajme të ngjashme