Siri – 3 të vrarë dhe 17 të plagosur nga shkelja e armëpushimit

Armëpushimi 72-orësh i shpallur të mërkurën nga regjimi i Esadit është shkelur nga avionët rusë, të cilët kanë bombarduar disa vendbanime në Idlib duke shkaktuar 3 të vrarë dhe 17 të plagosur.

Siri – 3 të vrarë dhe 17 të plagosur nga shkelja e armëpushimit

Është shkelur armëpushimi 72-orësh i shpallur të mërkurën nga forcat e regjimit në Siri. Avionët rusë kanë bombarduar një vendbanim në Xhesr esh-Shugur në provincën e Idlibit, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 3 fëmijë dhe janë plagosur 17 persona të tjerë. 

Avionët rusë kanë bombarduar edhe një spital fushor në këtë provincë duke shkaktuar dëmtime të shumta materiale

Me rastin e Bajramit të Ramazanit ushtria e regjimit të Esadit shpalli të mërkurën një armëpushim 72-orësh, i cili fillonte në 01:00 e datës 6 korrik dhe përfundonte në orën 00:00 të datës 8 korrik. Armëpushimi u shpall i vlefshëm për të gjithë territorin e vendit.



Lajme të ngjashme