Merkel akuzon Rusinë për rënien e besimit

Gjatë informimit të Bundestagut për samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të zhvillohet në Varshavë, kancelarja Angela Merkel tha se me ndërhyrjen në Ukrainë vitet e fundit Rusia ka provokuar humbjen e besimit.

Merkel akuzon Rusinë për rënien e besimit

Gjatë informimit të Bundestagut për samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të zhvillohet në Varshavë, kancelarja Angela Merkel deklaroi se me qëndrimin e saj ndaj konfliktit ukrainas, Rusia ka provokuar vitet e fundit humbjen e besimit.

”Parimi i mosprekjes së kufijve është vënë në dyshim si me fjalë ashtu edhe me vepra”, theksoi kancelarja Merkel.

Qëndrimi rus ka shqetësuar thellësisht anëtarët e NATO-s në Evropën Lindore, që për këtë kanë nevojë për një mbështetje të qartë nga aleanca”, shtoi ajo.

Kanosja dhe dialogu nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën”, deklaroi Merkel duke nënvizuar dy polet e qëndrimit të NATO-s ndaj Moskës.

Një prani e përforcuar e NATO-s në vendet baltike dhe në Poloni është e domosdoshme, pasi nuk është i mjaftueshëm dërgimi i shpejtë i trupave në rast emergjence, por qëndrimi i tyre atje”, deklaroi Merkel përpara Bundestagut.

Merkel përsëriti disa herë rëndësinë e pranisë në këto vende dhe i konsideroi këto masa si mbrojtëse.

“Gjermania do të kontribuojë në mënyrë substanciale për këto masa”, përfundoi ajo.

 



Lajme të ngjashme