Siri – Regjimi shpall një armëpushim 72-orësh

Sipas një deklarate të ushtrisë siriane duke filluar nga dita e sotme është vënë në fuqi një armëpushim që përfshin të gjithë territorin dhe do të zgjasë 72 orë.

524793
Siri – Regjimi shpall një armëpushim 72-orësh
suriye-sivil.jpg

Ushtria siriane dekretoi sot vendosjen e një armëpushimi 72-orësh në të gjithë territorin e vendit në luftë, një njoftim që përkon me Fitër Bajramin duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Një regjim qetësie do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës arabe siriane brenda një harku kohor 72-orësh duke filluar nga ora 13:00 (10:00 GMT) më 6 korrik deri në mesnatë më 9 korrik”, bëri të ditur një deklaratë e ushtrisë.

Teksti nuk specifikon nëse armëpushimi përjashton apo jo pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH, po të grupeve të tjera që luftojnë në terren. 

Më 27 shkurt u vendos armëpushimi ndërmjetësuar nga SHhBA-ja dhe Rusia që hyri në fuqi në Siri duke përjashtuar rajonet e kontrolluara nga DAESH. Por ky armëpushim u prish pas shkeljeve të përsëritura të palëve ndërluftuese.



Lajme të ngjashme