ShBA mbështetet anëtarësimin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës ne NATO

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti sot në Tbilis në kuadër të një vizite dyditore në Gjeorgji dhe Ukrainë për të mbështetur anëtarësimin e tyre në NATO.

ShBA mbështetet anëtarësimin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës ne NATO

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti sot në Gjeorgji, faza e parë e një vizite dyditore, që do të vazhdojë me Ukrainën, në mbështetje të shteteve fqinje të Rusisë dhe për të ofruar suportin e NATO-s para samitit të Aleancës në Poloni.

Kerry do të takohet në Tbilisi me presidentin gjeorgjian, Guiorgui Margvelachvili, i cili do të marrë pjesë në takimin e NATO-s së bashku me homologun ukrainas, Petro Porochenko.

Si rasti i Ukrainës, ashtu dhe Gjeorgjia aspirojnë të anëtarësohen në Aleancën e Atlantikut pavarësisht kundërshtisë së Moskës duke qenë se të dy shtetet kanë mosmarrëveshje territoriale me fqinjin e tyre mjaft të pushtetshëm.

Ndërsa Uashingtoni është kundër qëndrimit të Moskës në kontekstin e krizës ukrainase, vizita e sekretarit amerikan të Shtetit synon të forcojë lidhjet e Shteteve të Bashkuara me këto dy vende.



Lajme të ngjashme