Në Itali 24 persona arrestohen me akuzën për evazion fiskal dhe korrupsion

Policia italiane njoftoi sot arrestimin e 24 personave, duke përfshirë edhe një deputet në kuadër të një hetimi për evazion fiskal dhe për korrupsion në Romë.

Në Itali 24 persona arrestohen me akuzën për evazion fiskal dhe korrupsion

“Të paktën 12 persona u arrestuan, disa persona të tjerë janë në arrest shtëpie ndërsa pesë persona të tjerë të përfshirë në hetim janë pezulluar nga ushtrimi i profesionit”, sqaroi policia financiare (GDF) në një deklaratë.

Përveç kësaj u konfiskuan edhe pasuritë e tyre me vlerë 1,2 milionë euro (llogari bankare, pasuri të patundshme dhe asete), shtoi GDF-ja, duke mos bërë të njohur identitetin e deputetit të implikuar në këtë aferë, duke u kufizuar me deklaratën se ky person ishte avokat.

Referuar të përditshmes së kryeqytetit, Il Messagero bëhet fjalë për një deputet të Qendrës së Re të Djathtë (NCD), një grupim i vogël politik aleat me Partinë Demokratike (PD) në qeverinë e Matteo Renzi.



Lajme të ngjashme