Sllovakia merr për herë të parë presidencën e radhës të BE-së

Sllovakia mori sot për herë të parë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Përpara Sllovakisë, presidencën e radhës së BE-së e kishte Holanda nga 1 janari deri më 30 qershor.

Sllovakia merr për herë të parë presidencën e radhës të BE-së

Sllovakia merr sot për herë të parë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

"Kryesimi sllovak i presidencës së radhës të Bashkimit Evropian do të përballet sidomos me çështjen Brexit, por edhe me vazhdimin e krizës së refugjatëve, terrorizmin dhe mosbesimin e vazhdueshëm të opinionit evropian ndaj institucioneve të Brukselit", deklaroi dje në mbrëmje ambasadori sllovak në Shkup, Martin Bezak.

"Ne do të këmbëngulim që të realizojmë prioritet e kryesimit tonë", theksoi ai.

Ky është kryesimi i parë i Sllovakisë i Bashkimit Evropian që nga anëtarësimi, në vitin 20014.

Bratislava do të kryesojë unionin deri më 31 dhjetor të këtij viti. Përpara Sllovakisë, presidencën e radhës së BE-së e kishte Holanda nga 1 janari deri më 30 qershor.



Lajme të ngjashme