Unioni botëror i dijetarëve myslimanëve dënoi sulmet e terrorit në Stamboll

Kryetari i unionit Ali Muhyyidin Karadagi ngshëlloi familiarët e viktimave të sulmit ndërsa të plagosurve u uroi shërim të shpejtë.

520646
Unioni botëror i dijetarëve myslimanëve dënoi sulmet e terrorit në Stamboll

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë, ka dënuar sulmin terrorist i cili kishte në shënjestër aeroportin ndërkombëtar Ataturk në Stamboll.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij Unioni, Ali Karadaği në një deklaratë me shkrim theksoi se Turqia është vënë në qendër të disa sulmeve terroriste nga jashtë dhe brenda. 

"Kushdo që e bën dhe e ndihmon, ky është një sulm terrorist", thuhet në deklaratë dhe më pas i bëhet thirrje popullit turk të qëndrojë pranë qeverisë së Turqisë kundër atyre që synojnë të shembin politikën, ekonominë dhe shoqërinë e Turqisë.

Duke dënuar ashpër sulmin Karadaği ngushëlloi familjarët dhe të afërmit e personave që humbën jetën në këtë sulm si dhe iu uroi shërim të shpejtë të plagosurve. 



Lajme të ngjashme