Tusk propozon samit të BE-së në shtator

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk njoftoi sot se do të propozonte një samit joformal në shtator.

520404
Tusk propozon samit të BE-së në shtator

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk njoftoi sot se do të propozonte një samit joformal në shtator me pjesëmarrjen e 27 shteteve anëtare mbi vizionin e së ardhmes së Bashkimit Evropian, pa praninë e Britanisë së Madhe, me shumë gjasa në Bratislava, në Sllovaki.

“Do të propozoj mbajtjen e një samiti joformal të drejtuesve të BE-së në shtator, pasi nevojiten disa javë për përgatitjen dhe shqyrtimin e temave kryesore. Ndoshta vendi më i përshtatshëm do të ishte Bratislava”, saktësoi Tusk, Sllovakia duke nisur nga 1 korriku merr presidencën e radhës të BE-së.



Lajme të ngjashme