Schulz kërkon nga Britania që të marten të paraqes kërkesën për dalje nga BE

Schulz: Britania mund të paraqesë kërkesën për dalje nga Unioni në Samitni e BE-së

Schulz kërkon nga Britania që të marten të paraqes kërkesën për dalje nga BE

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka kërkuar nga Britania e Madhe që të martën zyrtarisht të paraqesë kërkesën për largim nga BE-ja, pas referendumit ku votuesit vendosën për largimin nga blloku 28 anëtarësh.

"Tani presim që qeveria britanike të parashtrojë kërkesën. Samiti i BE-së të martën është momenti i duhur për këtë", ka thënë Schulz për "Bild am Sonntag".

Zyrtarët evropianë nga Britania kanë kërkuar largim sa më shpejtë të jetë e mundur nga BE-ja në mënyrë që të "shmanget pasiguria e dëmshme për të gjithë dhe të ruhet integriteti i Unionit".

Kryeministri britanik, David Cameron, pas referendumit, ku njoftoi për dorëheqjen e tij, kishte deklaruar se bisedimet rreth largimit nga BE-ja do t'ia linte pasardhësit të tij, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit në tetor.

BE-ja dëshiron largimin sa më shpejtë të Britanisë nga Unioni dhe për këtë qëllim avokatët e BE-së janë duke hulumtuar nëse është i mundur përshpejtimi i mekanizmit të daljes nga BE-ja, apo aktivizimi i nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, ku fillon periudha dy-vjeçare e tranzicionit.

Sipas rezultateve zyrtare të referendumit që u mbajt të enjten më 23 qershor, 52 për qind e banorëve të Britanisë votuan për tu larguar nga BE-ja.



Lajme të ngjashme