Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Parisi me Berlinin gati për propozime të reja për BE-në

Parisi dhe Berlini do t’u prezantojnë vendeve të tjera evropiane zgjidhje për të bërë BE-në më efikase, deklaroi të premten shefi francez i diplomacisë, Jean Marc Ayrault pas Brexit.

jean marc ayrault -  frank-walter steinmeier.jpg

Parisi dhe Berlini do t’u prezantojnë vendeve të tjera evropiane zgjidhje për të bërë BE-në më efikase pa u hedhur në një aventurë institucionale, deklaroi të premten shefi francez i diplomacisë, Jean Marc Ayrault, pas votës së britanikëve në favor të Brexit.

Ministri socialist ka shpjeguar se ka përpiluar bashkë me homologun e tij gjerman socialdemokrat, Frank Walter Steinmeier një reflektim që në shkurt, para votimit të djeshëm të britanikëve për të dalë nga BE-ja.

“Ne kemi prodhuar disa propozime që i kemi vënë në dispozicion të presidentit François Hollande dhe të kancelares Angela Merkel”, shtoi ai, ndërkohë që dy liderët do të takohen të hënën në Berlin bashkë me kryeministrin italian, Matteo Renzi për të diskutuar mbi pozicionin e tyre pas referendumit.

“Nevojitet një konvergjencë franko-gjermane. Nuk duhet që kjo të keqinterpretohet nga të tjerët, sikur i bëjmë ne të gjitha, vetëm, në rrethin tonë. Por nëse nuk vihemi dakord, nuk mund të paraqesim propozime performante në tavolinë mbi të cilat të debatohet”, vazhdoi Jean Marc Ayrault.



Lajme të ngjashme